Sport Shqiptar

Ballkani nuk ia del, mbyll me humbje aventurën europiane

Ballkani i Ilir Dajës nuk ia del. Në Zagreb, Dinamo vendase fitoi 3-0 kundër kampionëve të Kosovës për grupin C të Conference League.

Skuadra nga Gjilani e nisi mirë dhe ia doli të mbante portën të paprekur për 69 minuta, atëherë kur portieri Enea Koliçi bëri një gafë dhe vendasit kaluan në epërsi.

Më pas Petkoviç do shënonte të dytin në të 72 minutë, sërish pas një pasigurie të portierit shqiptar.

Në të 77 minutë Petkoviç nuk do gabonte nga pika e bardhë për rezultatin 3-0.

Në grupin C, Viktoria Plzen kualifikohet në 1/8 e finaleve, teksa Dinamo Zagreb merr vendin e dytë dhe luan në 1/16 e play-off.

Astana dhe Ballkani e mbyllin aventurën në CL me vetëm katër pikë. Kështu, trajneri Ilir Daja nuk ia del të shkojë më tej me Ballkanin e tij.

/Shqip.com