Ballkani niset drejtë Zagrebit për sfidën ndaj Dinamos
Publikuar:
(13.12.2023 12:43:08)

Ballkani do të zhvilloj ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’.
Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit, ku do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para përballjes me Dinamo Zagrebit.
Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.
Aktualisht Dinamo dhe Ballkani janë në garë për kualifikim, pasi kroatët janë në pozitën e dytë me gjashtë pikë, derisa Ballkani në të katërtën me katër pikë.
/Shqip.com