Ballkani mëson kundërshtarin
Publikuar:
(14.06.2022 12:24:52)

Të martën në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Ndër ekipet e shumta, prezent ishte edhe Fc Ballkani.
Kampioni i Kosovës në futboll do të përballet me ekipin e Zalgrisit nga Lituania.

Ndeshjet e para luhen më 5 dhe 6 korrik, ndërsa të kthimit më 12 dhe 13 korrik.
Përndryshe, pas një ore (13:00) edhe ekipet tjera kosovare si Drita, Gjilani e Llapi do të mësojnë kundërshtarët e tyre për Ligën e Konferencës.
Kjo është hera e parë që ekipi suharekas po merr pjesë në kompeticionin më të madh për klube. /Shqip.com