Sport Shqiptar

Ballkani, megjithatë, nuk ia doli me Slavia Prague

Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 0:1 nga Slavia e Pragës, në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri” dhe ishte e vlefshme për rrethin e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Golin e fitores për skuadrën mysafire e shënoi Ondrej Lingr në minutën e 75-të.

Skuadra kampione e Kosovës, luftoi për aq sa pati mundësi, futbollistët e dhanë maksimumin, krijoi raste, por, megjithatë, u detyruan të pajtohen me humbjen.

Në ndeshjen tjetër të Grupit G, Sivasspor e ka mposhtur skuadrën rumune CFR Cluj me shifrat 3:0.

Pas ndeshjeve të sotme, Sivasspor udhëheq në Grupin G me 10 pikë, CFR Cluj e Slavia Prague i kanë nga 7, ndërsa Ballkani 4 pikë.

Në ndeshjet e fundit në grup, Ballkani udhëton në Rumani për t’u ndeshur me Cluj, ndërsa Slavia Prague e pret Sivassporin.

/Shqip.com