Sport Shqiptar

Ballkani, krenaria e shqiptarisë, me “një këmbë” në grupet e Ligës së Konferencës

Ballkani është krenaria e gjithë shqiptarisë. Skuadra kampione e Kosovës dhuroi spektakël përballë Bate Borisovit në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të play off-it, duke fituar me përmbysje me rezultatin e thellë 4-1.

Pavarësisht se pësuan që në minutën e 10-të, kampionët e Kosovës u kthyen në një “uragan” të pandalshëm, duke shënuar katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksioni ne dytë. Goli i fundit i shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit.

Dy herë shënoi Bleart Tolaj, ndërsa në listen e golashënuesve u gjend edhe Bajram Jashanica, i cili e shënoi golin e barazimit.

Gjysma e punës është kryer, do të mjaftojë thjesht administrimi i rezultatit në Budapest, për të prekur për të dytin sezon radhazi grupet e Ligës së Konferencës.

/Shqip.com