Ballkani Klaksvik: Ndeshja do të vendoset përmes penaltive
Publikuar:
(11.08.2022 22:35:21)

Nuk ka fitues as pas vazhdimeve.
FC Ballkani dhe Klaksvik do e kërkojnë kualifikimin tutje përmes penaltive.
Vendasit e nisën këtë takim më mirë dhe shënuan të parë me anë të Mikkeslen – në minutën e 56-të.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë shifrat – pas një goditje të bukur të Ermal Krasniqit – në minutën e 83-të.
Kur u mendua se gjithçka do përfundonte me barazim, në skenë doli Da Silva – që e tundi rrjetën 30 sekonda para se të përfundonte koha e rregullt.
Nëse – Ballkani kalon në raundin tjetër – atëherë do të përballet me FC Shkupin – dhe njëra skuadër do të kualifikohej në grupet e Europa Conferece League./Shqip.com