Sport Shqiptar

Ballkani i largon dy lojtarë nga skuadra

Malisheva-Ballkani

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani i Suharekës i ka ndarë rrugët edhe me dy futbollistë të tjerë.

Pasi dje zyrtarizoi largimin e Sinanit, suharekasit kanë larguar edhe dy transferet që nuk dëshmuar cilësitë e tyre.

Bëhet fjalë për Dejan Zarubicën dhe Lucas Cardoson.

“𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔 𝗱𝗵𝗲 𝗟𝗨𝗖𝗔𝗦 𝗖𝗔𝗥𝗗𝗢𝗦𝗢!

 𝗙𝗖 𝗕𝗔𝗟𝗟𝗞𝗔𝗡𝗜 ju njofton se 𝗗𝗲𝗷𝗮𝗻 𝗭𝗮𝗿𝘂𝗯𝗶𝗰𝗮 dhe 𝗟𝘂𝗰𝗮𝘀 𝗖𝗮𝗿𝗱𝗼𝘀𝗼 nuk do të jenë më pjesë e klubit tonë.

Klubi i falënderon për kontributin duke ju dëshiruar suksese në vazhdim te karrierës” thuhet në njoftimin e Ballkanit.

/Shqip.com