Sport Shqiptar

Ballkani i gatshëm për ndeshjen me BATE Borisov

Ballkani sonte e zhvillon ndeshjen e parë ndaj BATE Borisov, e vlefshme për Play-Off për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës është mikpritës i skuadrës bjelloruse, në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Ilir Dajës është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe është i kompletuar drejt arritjes së një rezultati pozitiv.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, më saktë më 31 gusht.

/Shqip.com