Sport Shqiptar

Ballkani e kërkon biletën – për në raundin tjetër

FC Ballkani

Testin e parë në “Fadil Vokrri” e kaloi, tashmë është koha edhe për të dytin.

FC Ballkani do të luaj në udhëtim te KI Klaskvik – sonte me fillim nga ora 20:00, në kuadër të Europa Conference League.

Skuadra nga Suhareka hyn në këtë takim me epitetin e favoritit – sepse në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 3-2.

Nëse – kampioni i Superligës së Kosovës kalon në raundin tjetër – atëherë do të përballet me FC Shkupin – dhe njëra skuadër do të kualifikohej në grupet e Europa Conferece League./Shqip.com