Sport Shqiptar

Ballkani triumfon në udhëtim te Malisheva

Momente nga ndeshja

FC Ballkani ka triumfuar 2-3 në udhëtim të Malisheva.

Vendasit e nisën më mirë këtë ndeshje dhe arritën të realizojnë qysh në minutën e parë – me Agon Xhakën.

Por, mysafirët sulmuan pastaj me të gjitha forcat dhe arritën ta tundin rrjetën me anë të Ermal Krasniqit – në minutën e  44-të.

I njëjti futbollist realizoi përsëri – kur po zhvillohej minuta e 57-të  për 1-2.

Momente nga takimi

Teksa – për golin e tretë u përkujdes Meriton Korenica – në minutën e 74-të.

Por, për ta bërë më interesant rrjetën e tundi edhe Behar Maliqi – në minutat shtesë.

Me këtë fitore – kampioni i Kosovës ngritet në pozitën e dytë në tabelë – me 15-të pikë të grumbulluara.

Dy më pak se Drita që renditet e para – me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në anën tjetër – Malisheva gjendet në pozitën e tetë – me vetëm shtatë pikë në total./Shqip.com

Tabela e Superligës