Sport Shqiptar

Ballkani e deklason Ferizajin

FC Ballkani

Tre gola, tre pikë.

FC Ballkani ka triumfuar në udhëtim te Ferizaj – me rezultat të pastër 0-3.

Golin e parë në këtë takim e realizoi – Albion Rrahmani kur po zhvillohej minuta e 43-të.

U prit një përgjigje nga vendasit – por nuk erdhi.

Në anën tjetër- mysafirët shënuan përsëri. Ishte – Leotrim Bekteshi që e dërgoi topin në rrjetë për 0-2 në minutën e 68-të.

Teksa – për epilogun përfundimtar u përkujdes Meriton Korenica – me golin e realizuan në mintën e 76-të.

Me këtë fitore – kampioni i Kosovës ngritet në pozitën e tretë me 12-të pikë të grumbulluara.

Tabela e Superligës

Lidere e Superligës është Drita – me 17-të pikë – por me dy ndeshje më shumë të zhvilluara se skuadra nga Suhareka.

Në anën tjetër – Ferizaj gjendet në pozitën e tetë – me vetëm shtatë pikë./Shqip.com