Ballkani-Drita, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të kryendeshjes së javës në Superligë, ndërmjet Ballkanit dhe Dritës.
Suharekasit e nisin këtë ndeshje e një formacion pa shumë ndryshime, ndërsa spikat inkuadrimi i Solomon në fazën e sulmit, shkruan Shqip.com.
Në krahun e majtë të sulmit do të luajë, Ermal Krasniqi, i cili këtë sezonë ka qenë futbollisti kryesor i Ballkanit.
Ndërsa, në bankën rezervë ka mbetur kaptieni, Blendi Baftiu – që nuk po kalon në formë aspak të mirë individuale.

Në anën tjetër edhe Drita e ka nisur këtë takim, pa shumë “eksperimente” në formacionin startues.
Në këtë derbi, nga minuta e parë do të paraqitet Përparim Islami, i cili dalëngadalë po rikthehet në formën e tij të vjetër.
Ndërsa, rreziku kryesor për kundërshtarët do të jetë, Simonovksi, pasi po kalon një sezonë fenomenale.
Në mefushë, Ardian Nuhiu ka vendosur që të inkuadrojë Hamdi Namani-n, ndërsa, në bankën rezervë ka mbetur Muharrem Jashari.

Formacioni zyrtar i Dritës
Aktualisht, gjilanasit janë lider në Superligë, me 22 pikë. Kurse, Ballkani gjenden në vendin e dytë, me një pikë më pak./Shqip.com