Sport Shqiptar

Ballkani do e kërkojë kualifikimin – në vazhdime

FC Ballkani

Nuk kanë mjaftuar as 90 minuta lojë që të sigurohet bileta për fazën tjetër kualifikuese.

FC Ballkani ka pësuar humbje 2-1 ndaj Klaksvik dhe ndeshja do të shkojë në vazhdime – sepse rezultati i përgjithshëm nga të dyja përballjet është 4-4.

Vendasit e nisën këtë takim më mirë dhe shënuan të parë me anë të Mikkeslen – në minutën e 56-të.

Momente nga takimi

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë shifrat – pas një goditje të bukur të Ermal Krasniqit – në minutën e 83-të.

Kur u mendua se gjithçka do përfundonte me barazim, në skenë doli Da Silva – që e tundi rrjetën 30 sekonda para se të përfundonte koha e rregullt.

Dy vazhdime nga 15 minuta mund ta vendosin epitetin e fituesit, përndryshe nëse rezultati nuk ndryshon – ndeshja do shkojë në penalti./Shqip.com