Sport Shqiptar

Ballkani dhe Prishtina fitojnë pa vështirësi

Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 25-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Lideri, Ballkani është rikthyer te fitorja pas humbjes së befasishme në mesjavë ndaj Malishevës.

Skuadra nga Suhareka shënoi fitore të pritur ndaj skuadrës së fundit në renditje, Feronikelit, me rezultat 6:0.

Golat për Ballkanin i shënuan Armend Thaqi (8′),  Meriton Korenica (37′), Blend Baftiu (41′), Mevlan Zeka (59′) dhe Arbër Potoku (78′, 90’+6′).

Në anën tjetër, skuadra kampione në fuqi, Prishtina ka shënuar fitore në duel me Ulpianën, me rezultat 2:0, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Rezultatin e zhbllokoi Qëndrim Zyba, në minutën 53-të.

Pesë minuta më vonë fitoren e vulosi Gauthier Mankenda.

Kjo fitore ia mundëson Prishtinës të stabilizohet në renditje me 32 pikë./Shqip.com