Sport Shqiptar

Ballkani debuton në Evropë me barazim

FC Ballkani

Në Evropë debutoi, por jo me fitore.

FC Ballkani ka barazuar 1-1 ndaj Zalgiris – në kuadër të ndeshjes së parë të Europa Conference Leaugue.

Golin e parë në këtë takim e realizuan vendasit, me anë të Nazmi Gripshit.

Magjiku shqiptar shënoi në minutën e 15-të dhe festa shpërtheu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por, këtë epërsi nuk arritën ta ruajnë deri në fund.

Mysafirët barazuan pas dhjetë minutave më anë të Oliver Buff.

Deri në fund të takimit, skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja pati disa raste shënimi, por rrjeta nuk u tund më.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet – me datë 12 korrik./Shqip.com