Ballkani blindon yjet e skuadrës deri më 2025

Fituan titullin e parë kampion në histori të klubit javën e klauar.
Tani, FC Ballkani ka filluar t;i renovojë kontratat e lojtarëve kyç të këtij edicioni.
Kësaj radhe, janë Nazmi Gripshi dhe Meriton Korenica që kanë vazhduar bashëpunimin me klubin suharekas.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve të tyre sociale.
Durrësaku dhe prishtinasi do të mbesin në “Stadiumin e Qytetit” edhe për tre vite të tjera, saktësisht deri në vitin 2025.
Dyshja e mesfushës së “Xhebrailave” kanë një shifër të kombinuar prej shtatë golash këtë edicion të Superligës, me Namiun që ka tre dhe Meritonin që ka kontribuuar me katër sosh.
Ky është një hap i mirë për kampionin në fuqi, pasi të dy lojtarët janë të ri (nga 24 vjet secili).
Përndryshe, Ballkani i Ilir Dajës do të luajë në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve. /Shqip.com