Sport Shqiptar

Ballist Morina lirohet nga burgu

Ballist Morina

Ballist Morina është i lirë.

Gjykata e Apelit në Durrës ka marrë vendim – për lirim të plotë për Morinës.

Ky vendim është marrë nga gjyqtarja, Anita Mici, teksa avokat i Morinës ishte Gramoz Lici.

Ballisti ishte ndaluar me 25 maj – të këtij viti nga Policia e Kukësit – derisa po kthehej nga Kosova – sepse nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Tifozi i kombëtares shqiptare ishte bërë i njohur për shkak të dronit që e kishte ngritur në mes të Beogradit, përderisa po zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipëri, me 14 tetor të vitit 2014.

Në atë dron ishte një flamur me hartën e Shqipërisë etnike.

Pas këtij rasti – pati një kacafytje mes futbollistëve – teksa në fushën e gjelbër u fut edhe publiku – duke i sulmuar lojtarët e kombëtares shqiptare.

Takimi u ndërpre për arsye sigurie, teksa FIFA vendosi që ndeshja të shënohej 0-3 në tavolinë për Shqipërinë – që u bë një “ndihmesë” e madhe për kualifikim në Kampionatin Evropian “Franca 2016”./Shqip.com