Lajme

Balla: RENEA ka kërkuar 6 muaj në det për trupin e Ervis Martinajt

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke komentuar disa prej çështjeve kriminale më të rënda në vend, është përgjigjur edhe për sulmin me armë ndaj televizionit Top Channel në mars të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë roja i godinës.

Balla tha në emisionin “Top Story” se Policia e Shtetit e ka tashmë një pistë për këtë ngjarje, por u rezervua të japë shpjegime të mëtejshme, duke thënë se “e rëndësishme është që kësaj çështjeje t’i shkohet deri në fund” dhe të mos zbulohen vetëm autorët, por të gjitha motivet e ngjarjes së rëndë.

Policia e Shtetit ka tashmë një pistë të besueshme, të bazuar, për shkak të një sërë informacioneve. Ka disa deklarime të disa personave të cilat ndërlidhen”, deklaroi Balla.

Ministri i Brendshëm foli edhe për zhdukjen e biznesmenit Ervis Martinaj nga gushti 2022, duke lënë të kuptohet se ai është ekzekutuar.

Pjesë nga intervista

Grida Duma: Çështja e Ervis Martinaj është kthyer në qesharake, nuk dihet a është gjallë apo ka vdekur, apo ka bërë operacion plastik siç thonë sepse ka shumë lekë.

Gazetari Eni Ferhati: Polumbarë të RENEA kanë kërkuar në një zonë në det, pasi mendohej se trupi mund të ishte hedhur në det. Nuk është gjetur gjë, edhe pse polumbarët kanë qëndruar 6 ditë në këtë zonë.

Ministri Balla: Kërkimet aty kanë vazhduar 2 muaj, jo 6 ditë, por ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër.

/Shqip.com