Lajme

Balla-deputetëve të opozitës: Po keqpërdoreni nga halli personal i Berishës

Mes tymit, karrigeve të kthyera përmbys dhe zhurmës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka tentuar që të mbajë fjalën e tij nga vendi. Balla tha se kjo pamje që ka krijuar opozita në Kuvend përkeqëson marrëdhënien e tyre me popullin.

Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos lejojnë që të keqpërdoren nga interesat personale të një personi.

“Po keqpërdoreni nga halli personal dhe familjar nga një njeri i vetëm. E ka marrë peng PD-në prej 33 vitesh. Nëse kërkoni komision hetimo parlamentar pse nuk bëni 28 firma dhe të shkoni në Gjykatën Kustetuese. Apokeni harruar që GJK ua ka rrëzuar kërkesat. Shkoni dhe çoni kërkesën në Gjykatën Kushtetuese. Detyra e Kuvendit është zbatimi i Kushtetutës dhe zbatimi i vendimeve të GJK. Mos përdorni lëndë kimike në sallën e Kuvendit, mos u përdorni mish për top për hallin e një personi“, tha Balla.

Ministri i Brendshëm tha se kjo pamje që ka krijuar opozita në Kuvend përkeqëson marrëdhënien e tyre me popullin.

/Shqip.com