Lajme

Balje pas miratimit të rezolutës për Srebrenicën: Jam krenare me shtetin tim

Deputetja, Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, është shprehur krenare me shtetin e Kosovës pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, shkruan SHQIP.

Ajo në  Facebook  postoi një fotografi të shkrepur brenda Kuvendit, ku shihet me dokumentin në dorë.

“Jam krenare për shtetin tim, për pjekurinë dhe vetëdijen tonë që në këtë mënyrë i nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme në Srebrenicë, të vërtetën dhe drejtësinë. Për aq kohë sa nuk jeni të fortë për ta parë realitetin në sy, çdo hap përpara është i rremë”, ka shkruar ajo.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Të pranishëm në sallë ishin 89 deputetë, ku të gjithë votuan pro miratim të rezolutës./SHQIP.com