Lajme

Balje: Nuk e prishi koalicionin me VV-në për Armend Mujën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës - Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga partia CDU-së, Duda Balje ka folur edhe njëherë për debatin që ka pasur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Gjatë mbledhjes së Komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike në Kosovë, deputeti Muja ka kërkuar që Duda Balje të përjashtohet nga ky komision por që kjo e fundit nuk e ka pranuar këtë.

Ajo në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se ka qëndrime të ndryshme me LVV-në për disa çështje dhe kjo është reflektuar edhe në komisionet punuese.

“LVV nuk e ka shumicën tashmë në komisionin ku jam pjesë edhe unë. Lista serbe nuk merr pjesë ne komision fare dhe rrjedhimisht Armend Muja duhet ta tregojë vetën dhe të gjejë vota. Ata kërkojnë përjashtimin tim në mënyrë që në komision të vijë dikush tjetër nga Grupi Multietnik që do të mund t’i përshtatej LVV-së. Unë kam bindjet e mia”, tha ajo.

Po ashtu Duda Balje ka thënë se nuk ka presion për të ndryshuar votën në lidhje me Projekt-Kodin civil, por ndryshe sipas saj ka ndodhur me Trustin.

Ajo ka shtuar se tash për tash nuk është koha për zgjedhje./Shqip.com