Lajme

Balje: Një police është ngacmuar psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka hedhur akuza në drejtim të komandatit të stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviç.

Balje më tutje ka thënë se zyrtarja policore, Miliha Qela nga komuniteti boshnjak e cila punon në shërbim që 19 vjet, po ngacmohet psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës Bratislav Trajkoviq.

“Znj.Milhata Qela është police e Kosovës, nga radhët e komunitetit boshnjak, qe 19 vjet punon si police në shërbim të qytetarëve tanë. E shqetësuar, duke qarë, e frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq” ka shkruar Balje.

Deputetja boshnjake ka thënë se edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje.

Ajo ka kërkuar nga institucionet kompetente, Policia dhe IPK-ja, si dhe Ministria që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe për të mos lejuar që të ndodhin raste të tilla.

/Shqip.com