Lajme

Bali Muharremi: Rroga ime e muajit shkurt do të kaloi në Fondin për Siguri

Bali Muharremaj, kryetari i Suharekës

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremi ka thënë se rroga e tij për muajin shkurt do të japë për Fondin për Siguri.

Ai ka thënë së si ish-pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës e konsideron të nevojshëm që të ndihmojë në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Rroga ime e muajit shkurt do të kaloj në Fondin për Siguri.

Si ushtarak me profesion, por edhe si ish pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Muharremi në këtë nismë ka ftuar që të bashkëngjiten edhe deputetë, ministra dhe us heqës tjerë të vendit.

“I ftoj deputetët, ministrat dhe udhëheqësit e dikastereve të tjera të ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit tonë.

Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate”./SHQIP.com