Lajme

Bali Muharremaj shpreh ngushëllime për vdekjen e 14-vjeçarit

Kryetari i komuns se Suharekes, Bali Muharremaj

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ngushëlluar familjen e 14-vjeçarit që mbeti i vdekur në një vetaksident në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc.

Sipas raportit nga Policia, nga vvetaksident mbetën të lënduar edhe dy të mitur të tjerë, shkruan Shqip.com.

“Një i vdekur 14 vjeçar dhe dy të lënduar nga fshati Greikoc, si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur në rrugë Sallagrazhdë – Baqevc. Ngushllime familjarëve!”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Theksojmë se një vetaskident ka ndodhur pasditen e së dielës së 2 janarit.

Pamje nga vendi i aksidentit

Nga ky vetaksident ka mbetur i vdekur një i mitur ndërsa janë lënduar dy të tjerë.

Zdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashit, ka deklaruar për Shqip.com, se njëri nga fëmijët ishte duke ngasur veturën në momentin e aksidentit.

“Kemi pranuar një informatë se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve rrugore. Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës”, ka thënë Gashi./Shqip.com