Sport Ndërkombëtar

Bale tregon arsyen pse u transferua te Reali

Gareth Bale ka thënë se nuk pendohet pse kishte zgjedhur të transferohej te Real Madridi.

Uellsini pas një karrierë të bujshme, ku me ‘Los Blancos’ fitojë gjithë trofetë e mundshëm, pak kohë më parë është pensionuar nga loja e futbollit.

Bale thotë se Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema ishin arsye për t’iu bashkuar madrilenëve.

“Transferimi im tek Real Madrid? Nuk pendohem, unë absolutisht mora vendimin e duhur”, ka thënë Bale.

“Ronaldo dhe Benzema? Ishin një arsye pse u bashkova, të luaja me ata dy dhe të tjerët prapa tyre si Modric, Alonso dhe më pas Toni”.

“Lojtarët në Real Madrid ishin të gjithë të mirë. E di që njerëzit flasin gjithçka edhe për marrëdhënien time me Ronaldon por asnjëherë nuk e kam pasur të vetmin problem me asnjë. Edhe në kohët e vështira ishte mirë në zhveshtore. Me të vërtetë e kam shijuar kohën time atje”, ka theksuar Bale.

/Shqip.com