Sport Ndërkombëtar

Bale në Los Angeles ndihem si në shtëpi

Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale tha se “u ndje si në shtëpi menjëherë” pasi iu bashkua Los Angeles FC në Major League Soccer.

Ish-sulmuesi 32-vjeçar i Real Madrid dhe Tottenham ka nënshkruar si agjent i lirë pas nëntë vitesh në Spanjë, me një opsion për të qëndruar për sezonin 2024.

Bale mbërriti në Kaliforni të premten.

“Çfarë pritjeje të jashtëzakonshme pata kur hyra”, tha Bale për ESPN.

Bale u transferua në LA pasi kontrata e tij me Realin përfundoi në fund të sezonit të kaluar.

Dhe pasi e ndihmoi Uellsin të kualifikohej për një paraqitje të parë në Kupën e Botës që nga viti 1958, Bale dëshiron të fillojë me klubin e tij të ri.

“Përgatitja më e mirë është të luash lojëra. Dua të vij këtu. Dua të luaj lojëra, të bëj vulën time dhe të bëj sa më mirë që mundem për të ndihmuar LAFC-në të fitojë një trofe. Dhe unë mund të ndihmoj me të rinjtë sepse është një ekip shumë i ri këtu, t’u jap këshilla, duke parë se çfarë bëj në aspektin e standardit profesional dhe përpiqem t’i ndihmoj ata. Liga është një ligë në rritje. Ishte një mundësi emocionuese që ndjeva se ishte e duhura për mua dhe familjen time”.

Me Bale që shikonte nga tribuna, skuadra e tij e re fitoi derbin 3-2, kundër Los Angeles Galaxy.

LAFC, lideri i përgjithshëm i MLS, viziton Nashville dhe Kansas City gjatë dy javëve të ardhshme përpara se të luajë në shtëpi më 29 korrik kundër Seattle./Shqip.com