Lajme

Bala: Vendimi i sotëm është në fakt mbrojte e uzurpatorëve

Sot gjatë ditës Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 2 mijë euro gjobë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi.

Lidhur më këtë dënim ka reaguar edhe këshilltarja e Ministres së Drejtësisë, Nazlie Bala.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se prona publike është e shenjtë.

 ‘’Prona publike është e shenjtë, po ashtu mbrojtja e saj është legjitime dhe ligjore. Heshtja karshi uzurpimit dhe degradimit të pronës publike, është bashkëpunim me krimin’’ ka shkruar Bala.

Sipas Balës, deputetja Vrenezi mbrojti pronën publike.

‘’Deputetja dhe ish zyrtarja Jetmire Vrenezi u dënua me tri vite burg për shkak se ajo mbrojti pronën publike…aq ishin veprimet e saja’’ ka thënë më tutje Bala.

Sipas Balës dënime të tilla nuk kemi parë asnjëherë ndaj zyrtarëve të cilët për vite radhazi janë pasuruar kundërligjshëm dhe kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Po ashtu Bala ka thënë se vendimi i sotëm është në fakt mbrojtje e uzurpatorëve dhe ndëshkim i atyre që mbrojtën interesin publik./Shqip.com