Lajme

Bajrami: Qeveria Kurti ka nënshkruar mbi 1800 kontrata një burimore

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas komisionit rregullativ të prokurimit publik, në këtë mandat qeverisës janë nënshkruar mbi 1800 kontrata një burimore në vlerë mbi 240 milionë euro, raporton EO.

Sipas saj, këto kontrata janë burim i korrupsionit.

“Sipas komisionit rregullativ të prokurimit publik, në këtë mandat qeverisës janë nënshkruar mbi 1800 kontrata një burimore në vlerë mbi 240 milionë euro. Një e treta e buxhetit shpenzohen përmes prokurimit publik. Kjo është ndërhyrje e shtetit në ekonominë  e tregut. Këto kontrata janë burim i korrupsionit. Duke parë me shqetësim këto të dhëna kam kërkuar të dhen nga komisioni i cili na ka dërguar listën dhe të dhënat janë shokuese. Kjo listë nuk është e plotë, janë 240 milionë euro nga kontrata të negociuara. Ngre dyshime për përfitime të pa ligjshme, ne mesin e ofertuesve prin KEK-u”, ka thënë ajo.

/Shqip.com