Lajme

Bajrami: Qeveria ka dështuar për tu përballur me rritjen e çmimeve

Deputetja, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

“Qeveria ka dështuar për tu përballur me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale. Sot ka rritje enorme të çmimit të produkteve esenciale, LDK ka propozuar masa për energji, inflacion por që ato nuk janë marrë parasysh, ne nuk kemi propozuar asnjëherë ulje të pagave. Ne kemi kërkuar të hiqet TVSH-ja për produktet esenciale por që kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka hedhur akuza për Qeverinë edhe sa i përket vlerës së koeficientit.

“Dje koeficienti u caktu 105 euro dhe Qeveria doli me statistikat e saja të pavërteta. Qeveria nuk i tregoi mësimdhënësve dhe policëve se nuk ju paguhen shtesat.”, ka thënë më tutje Bajrami.

Ajo ka thënë se si LDK, mendojnë që vlera e koeficientit duhet të jetë 125 euro.

/Shqip.com