Lajme

Bajrami: Nuk them që s’ka pas nepozitëm në të kaluarën, por VV i mashtroi qytetarët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur në emër të grupit parlamentar të kësaj partie lidhur me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Bajrami kujtoi premtimin e kryeministrit Kurti se nuk do t’i punësonin kushërinjtë dhe urimin që ia kishte bërë atij një qytetar.

“Të gjithëve na kujtohet videoja e famshme e kryeministrit Kurti në fushatën e fundit ku thoshte ‘Kushërinjtë janë për dasma, nuk ka me shku në ministri me krejt kushërinjtë’. Dhe në atë video dëgjohej qytetari duke i thënë ‘Të lumtë goja’. Domethënë, qytetarët verbërisht i kanë besu zotëri Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Bajrami.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ish-ministrja e Financave nga foltorja e Kuvendit tha se “nuk dola këtu që të them se nuk ka pasur nepotizëm në të kaluarën”, por shtoi se dëshiron t’ju tregojë qytetarëve se “Lëvizja Vetëvendosje ju ka mashtruar”./Shqip.com