Lajme

Bajrami flet në Bruksel kundër kushtëzimit të Planit të Rritjes me dialogun me Serbinë

Bajrami flet në Bruksel kundër kushtëzimit të Planit të Rritjes me dialogun me Serbinë
Bajrami flet në Bruksel kundër kushtëzimit të Planit të Rritjes me dialogun me Serbinë

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka njoftuar se në Qendrën për Politika Europiane është mbajtur një takim me ambasadorët e Ballkanit Perëndimor rreth Planit të Rritjes.

Bajrami tha se ka shpalosur qëndrimin dhe pritjet e Kosovës për këtë, duke thënë se Kosova përqafon edhe vlerat e BE-së.

“Kosova miraton Planin e Rritjes dhe idenë kryesore të lidhjes së financimit të BE-së me respektimin e vlerave të BE-së”, ka shkruar ai në X.

Gjithashtu, Bajrami ka folur edhe mbi “rreziqet” të kushtëzimit të këtij plani me dialogun me Serbinë.

Postimi i plotë:

Diskutim i mirë për Planin e Rritjes dhe Zgjerimin e BE-së, në Qendrën për Politika Europiane (EPC) me ambasadorët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pikat e mia kryesore:

• Kosova miraton Planin e Rritjes dhe idenë kryesore të lidhjes së financimit të BE-së me respektimin e vlerave të BE-së

• Ne e shohim këtë si pjesë të zgjerimit më të madh të BE-së bazuar në meritokraci

• Instrumenti i Growth Facility është gjithashtu i vlefshëm pasi përfshiu diskutime të gjera ndërmjet Kosovës dhe BE-së mbi prioritetet, reformat dhe hapat e personalizuara

• Ekipi ynë tashmë është duke vënë pikat e fundit në Agjendën e Reformës së rënë dakord dhe ne jemi të etur të fillojmë zbatimin.

Rreziqet?

• Parakushtëzimi i Planit të Rritjes me dialogun e normalizimit është i padobishëm

• Suksesi do të përcaktohet nga qëndrueshmëria e vullnetit politik në BE dhe rajon

Kosova është e përkushtuar t’i përmbushë.

/Shqip.com