Lajme

Bajrami del me një propozim për Qeverinë dhe SBASHK-un, kërkon hapjen e shkollave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka dal me një propozim për Qeverinë e Kosovës dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami është shprehur se

“I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu: Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022. – Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator. I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa. Shkollat dhe çerdhet të hapën të hënën” ka thënë Bajrami.

Ilustrim

Ndryshe sot bëhen një muaj që kur nxënësit dhe mësimdhënësit janë në grevë./Shqip.com