Ekonomi

Bajrami: Buxheti i vitit 2023 nuk parasheh rritje të pensioneve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se buxheti i vitit 2023 i ndarë nga Qeveria e Kosovës nuk parasheh zbatimin e Ligjit të Pagave dhe nuk parasheh rritje të pensioneve.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha që Kosova po përballët me inflacion dhe buxheti i ndarë nuk është në përputhje me situatën.

“Buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave, s’parasheh as rritje pensionesh. Kur Kosova po përballet me inflacion, Qeveria e Kosovës ka propozuar ”buxhetin më të madh në histori”, ku nuk përfshinë rritje të pensioneve. Nuk ka paraparë as kosto për zbatimin e Ligjit të pagave. Pra, nuk ka paraparë rritje pagash, nuk ka paraparë as indeksim të pensioneve dhe pagave për normën e inflacionit”, shkroi Bajrami.

Sa i përket situatës me inflacionin në Kosovës, Bajrami tha se Qeveria sa asnjë plan.

“Inflacioni është 12.7 për qind. Për shportën bazë të konsumatorit rritja ka kalu 50 për qindëshin. Më së shumti nga inflacioni po preken familjet pa të ardhura dhe ato me të ardhura të ulëta.  Në gjithë këtë situatë, Qeveria s’ka asnjë plan. Ndoshta, kjo Qeveri ka plan të ikë sepse deri më tash s’po shohim as hapa minimal për t’u përballur me këtë situatë të rënduar”.

Sipas Bajramit, Qeveria e ka bërë temë qendrore dialogun dhe nuk po merret me çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin, ekonominë etj.

/Shqip.com