Lajme

Bajqinovci i kundërpërgjigjet Çitakut, ia publikon përgjimin Pronto

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit ka reaguar për videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë video LVV ka “goditur” partitë politike dhe liderët kryesor duke i quajtur “shkatërrues të shtetit”.

Bajqinovci e ka rikthyer një incizim, ku dëgjohet duke folur Çitaku me Adem Grabovcin.

“Vlora Çitaku qenka munduar ta përshkruaj Qeverinë Kurti me dy fjali. Vlora Çitaku me një fjalë: PRONTO!”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Ndryshe, Çitaku ka thënë se Qeveria po e mbulon keqqeverisjen me video propagandistike.

“Problemet para fytyrës i shmangin. Përgjegjësive u ikin. Dezertojnë nga menaxhimi. Konstantja e vetme e tyre: arsyetimi. Asnjë investim kapital. Zero rritje pagash. Të gjitha punët në ngarendje. Ngushëllimi i tyre: rikthimi me propagandat me video. Qeveria Kurti 2 me dy rreshta”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku janë të përfshire liderët kryesore të partive politike.

Në atë video thuhet se ata kanë qenë shkatërruesit që 20 vite të shtetit./SHQIP.com