Lajme

Bahtiri merr më shumë vota nga diaspora se Hamza

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri

Ani pse komunën që po e qeveriste për katër vjet, Agim Bahtiri nuk arriti ta rifitojë edhe në zgjedhjet e 17 tetorit, ai printe me rezultat në votat me postë, njofton Shqip.com.

Bahtiri nga votat e ardhura nga diaspora ka arritur të fitojë 69 sosh, duke lënë në vend të dytë Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Hamza i cili ka arritur të marrë këtë komunë edhe pa votat e diasporës, pas numërimit të tyre ka marrë gjithsej 40 vota.

I treti radhitet Armend Agolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 19 vota.

Në rezultatin e rregullt këtë komunë e ka fituar Hamza i PDK-së me 16 mijë e 91 vota, ndërsa Bahtiri ka 10 mijë e 279 vota, me ç’rast e humbi garën.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komisionin Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. /Shqip.com