Bad News Eagles sot përballen me ekipin e dytë më të mirë në botë
Publikuar:
(08.04.2023 12:20:46)

Bad News Eagles do të ketë një përballje të vështirë sot për ta siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh në botë për CS:GO, Major.
Ekipi shqiptar ballafaqohet sot me FaZe, njëherit ekipin e dytë më të mirë në botë. BNE-së dhe FaZe iu duhet vetëm një fitore për ta siguruar kualifikimin në Major.
Ndeshja do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 18:30 në formatin ‘Bo3’.
Majori i ardhshëm do të mbahet në kryeqendrën franceze, në Paris.
/Shqip.com