Sport Ndërkombëtar

“Baby face” – futbollistët që duken si adoleshntë, por kanë shumë vite në supe

Lucas Vasquez

Mosha për disa futbollistë është vetëm numër.

Ata mund të duken të ri, e disa edhe si adoleshëntë, por në supe kanë shumë vite.

Shqip.com ka rënditur disa nga futbollistët që mund të duken më të ri fizikisht, por që “ID-ja” e tyre flet ndryshe.

Jesse Lingard

Jesse Lingard: The super-sub and his impact at Manchester United

Shumë shpesh është bërë viral për shkak të festimeve unike të golave.

Teksa, ndër vite është konsideruar si një futbollist me potencial të madh.

Sulmuesi anglez tashmë është 29 vjeçar, ani pse jo rrallë herë ka hyrë në listën e futbollistëve të rinjë.

Lingard do largohet nga “Old Trafford” në fund të këtij sezoni sin futbollist i lirë, pasi nuk e ka vazhduar kontratën.

Lucas Vasquez

Shpejtësia dhe disiplina janë disa nga karektirstikat që e bëjnë të veçantë.

Ama, Vasquez tashmë është 30 vjeçar.

Ani pse ngjason ende me ndonjë futbollist në të 20-të – një gjë e tillë mbetet vetëm iluzion.

Ai është kampion i katërfishtë i Ligës së Kampionëve.

Marocos Rojo

Marcos Rojo y una dura autocrítica tras el empate de Boca ante Arsenal: "Se  nos escapó otra vez"

Qendërmbrojtësi argjentinas u bë i njohur në Kupën e Botës, të mbajtur në Brazil në vitin 2014.

Por, lëndimet e shumta bënë që karriera e tij të marr një kahje tjetër dhe tashmë luan në Boca Juniors.

Rojo mund t’i ngjasojë një futbollisti që sapo ka nisur karrierën, ama është 32 vjeçar.

Ai ka qenë pejsë e ‘AFA Selection” në të kaluarën, teksa ka kohë që nuk ka pranuar ftesë.

Antonie Griezmann

Griezmann, the galley is over! - Football ML

Thuajse çdo sezon ka një stil më ndryshe të flokëve.

Kjo mund të jetë një nga arsyet pse mund të duket më i ri se sa është realisht.

Ama, sulmuesi francez është 31 vjeçar.

Grizzi vazhdon të jetë futbollist i Barcelonës, teksa është në huazim te Atletico Madrid.

Suksesi më i madh i tij në karrierë – mbetet fitimi i Kupës së Botës, në vitin 2018.

Neymar Junior

Neymar Jr. talks about retirement plans

Sulmuesi i Paris Saint Germanin është një nga emrat më të njohur në botën e futbollit.,

Karrierën e nisi në Santos, pastaj vazhdoj te Barcelonë dhe pjesa e tjetër është histori.

Por, sa vjeçar është ai?

Reprezentuesi i kombëtares së Brazilit ka 30 vjet në supe, ani pse diçka e tillë mund të mos duket e vërtetë.

Stili i tij i jetesës, ndryshimet e shumta në stilin e flokëve mund të jenë disa nga arsyet pse ai duket ende “fresh”.