Rozë

“Babai sillte në shtëpi të dashurën”, Rike tregon historinë e jetës: Mami luftonte për jetën

Gjatë ditës së sotme, Rike dhe Roza kanë zhvilluar një bisedë me njëra-tjetrën ku Rike ka folur për historinë e jetës së saj.

Ajo ka treguar se kur familja e saj është bashkuar me babain në Itali, ky i fundit kishte bërë një jetë të dytë atje.

Dhe si pasojë kjo gjë solli shumë zënka mes babait dhe mamit të Rikes e cila ka shpjeguar se ka parë skena të tilla në familje që kanë ‘shkaktuar’ këtë sjellje ‘agresive’ që Rike ka shpeshherë në shtëpi.

Ajo ka treguar gjithashtu se babai i saj e ka sjellë partneren e tij të re në shtëpi, e cila është munduar të zinte vendin e nënës së Rikes dhe i ka nxirë jetën këtyre të fundit teksa nëna e Rikes ka qenë duke luftuar me jetën.

“Ajo ishte shumë e keqe, na e ka nxirë jetën. Vinte te shkolla kur unë dilja, donte të na bëhej si një nënë e dytë, por ajo nuk ishte nëna jonë. Pastaj, mami bëri aksidentin dhe përfundoi në koma u shtrua në spital, babi i ndenji afër. Por, pastaj, për pak kohë, e zëvendësoi mamin me këtë, e solli në shtëpi. Mami ishte në spital, ne ishim të vegjël, kur na e solli në shtëpi”.

Mes lotësh, modelja kujtoi humbjen e babait, ndërsa tregoi se familjen nuk e ka parë kurrë bashkë.

“Babi në Shqipëri humbi jetën. Unë nuk kam pasur kurrë familjen time të gjithë bashkë. Nuk kam një fotografi që të jemi të gjithë bashkë. Babi im ka ndërruar jetë në duart e mia. Ka pasur probleme me mushkëritë babi. Te sanatoriumi i Tiranës përballë, ke disa dhoma që jepen me qira. Dhe unë për tre muaj kam ndenjur tek ajo dhoma me qira që të shikoja nga dritarja reanimacionin, që çfarë i bënin e çfarë s’i bënin. Sepse sa herë i afroheshin tek shtrati, unë e shikoja nga xhami dhe merrja direkt doktorin duke e pyetur se çfarë po i bënin.Tre muaj kështu unë dhe mami vetëm. Që sado si është sjellë me ne, ne i kemi ndenjur afër”.

/Shqip.com