Rozë

“Babai im donte ta përzinte nga shtëpia”, Fifi tregon historinë e motrës së saj, e cila dashuronte një djalë me fe tjetër

"Big Brother VIP"

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi është njëra ndër emrat më të komentuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo gjatë një bisedë më banorët ka treguar fillimisht principet e babait të saj, i cili iu kishte sugjeruar vajzave që të mos martohen me meshkuj që i përkasin një besimi apo etnie tjetër.

“Babai mi ka thënë tre gjëra. Nuk e du katolik, nuk e dua ti përkasë minoriteteve dhe nuk ta du serb”, është shprehur Fifi.

Mbrëmjen e së shtunës, Fifi u ka treguar banorëve për momentin e vështirë të motrës së saj, Edonës, e cila është martuar me një person të besimit fetar katolik.

Ajo ka treguar se babi i saj ka dëshiruar që ta largojë nga shtëpia, por që më pas është bindur që të mos e bëjë një veprim të tillë.

“Babi im donte ta largonte prej shtëpisë, derisa i thash: Babë, unë a kam qenë me dy myslimanë? – Po, a kam qenë unë e lumtur? – Jo, a e ke pyetur Edonën ndonjëherë a është e lumtur? Pyete një herë a është e lumtur sepse nuk të bën as kryqi as sexhdja njeri më të mirë. Ulu një herë edhe fol”, ka thënë Fifi.

Tutje, këngëtarja e hitit “Marova” ka shtuar se motra e saj e vogël tani është personi më i lumtur me njeriun që ka në krah.

“Edona është njeriu më i lumtur në botë, ka rënë në super familje”, tha Fifi.

Këngëtarja u tregua emocionale duke u shprehur se motra e saj kishte ngelur shtatzënë para se të fejohej dhe se kjo e kishte vështirësuar gjendjen në familjen e saj.

Ndryshe, deklarata e Fifit për babin e saj ka nxitur shumë reagime në opinionin publik, pasi menjëherë pas rrëfimit kanë shpërthyer edhe  komentet negative.

Ata kanë kritikuar këngëtaren  duke e quajtur paragjykuese dhe diskriminuese./SHQIP.com