Babai i Marigona Osmanit: Nëse s’ka drejtësi nga shteti, ka kanun
Publikuar:
(06.09.2021 19:33:52)

Babai i së ndjerës 18 vjeçare, Marigona Osmanit, ka thënë se nëse “nuk vepron ligji atëherë e kanë Kanunin e Lekë Dukagjinit”.
Këto komente ai i bëri gjatë një interviste në Top Channel.
Marigona Osmani dyshohet se u vra nga Dardan Krivaqa, i cili njëherë ishte arratisur, por pastaj u arrestua nga Policia dhe gjendet në paraburgim.
Por, familja e viktimës po jep mesazhe se “do ta marrin drejtësinë në dorë, nëse s’ka diçka të tillë nga shteti”.
“Nëse shteti nuk e jep verdiktin vetë, ne kemi kanunin, më ndodhi mua po mos i ndodhte tjetër kujt. Kemi kanunin e Lekë Dukagjinit”, ka thënë ai.
Familja Marigonës, po ashtu ka deklaruar se vajza e tyre “ishte rrahur brutalisht për t’u lënë më pas te dera e spitalit”. /Shqip.com