Azpilicueta dhe Chelsea mund t’i ndajnë rrugët

Pas nëntë viteve, ai mund të largohet nga “Stamford Bridge”.
Cezar Azpilicueta mund t’i ndajë rrugët me Chelsean – në fund të këtij sezoni.
Reprezentuesi spanjoll nuk e ka vazhduar kontratën tij me kampionët e Evropës ende, ndërsa i skadon në vitin 2021.
Një nga skuadrat favoritë për t’i siguruar shërbimet e tij është Barcelona.
Katalunasit janë duke kaluar në krizë finaciare tash e një kohë dhe fakti që spanjolli është transfer i lirë, është tejet i favorshëm për ta.
Në anën tjetër, mediat angleze raportojnë se Azpi po dëshiron një aventurë të re në Evropë.

32 vjeçari ka qenë ndër futbollistët kryesorë të Chelseat – në dekadën e fundit.
I njohur për përgaditjen e lartë fizike, ai ka zhvilluar 350 paraqitje në ishull që nga viti 2012 e deri më tani.
Pozita e tij natyrale është si mbrojtës i krahut të djathtë, teksa shpesh ka luajtur edhe si qendërmbrojtës.
Këtë sezonë, ai ka zhvilluar dhjetë paraqitje në Premierligë, ndërsa është autor i dy asistimeve.
Një arsye tjetër që Azpi mund të ndërrojë ambient është fakti s ka qenë në disa ndeshje në bankën rezervë, pasi Recee James është duke kaluar në formë jetësore dhe po preferohet më shumë nga Thomas Tuchel. /Shqip.com