Rozë

Azeti është fiksuar keq në Dua Lipën

Azet është këngëtari nga Podujeva i cili ka arritur sukses edhe jashtë trevave shqiptare.

Granit Musa i cili jeton në Gjermani së fundmi siç duket nga veprimet e tij është fiksuar keq pas Dua Lipës.

Së pari ai bëri një postim ku krahas fotos shkruante “ai është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji, një zemër të kuqe dhe një kyç i mbullyr i cili zakonisht përdoret për çiftet.

Kurse pak ditë më vonë, reperi publikoi në Instagram një foto të vetes, dhe një imazh të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili duket i trishtuar dhe i janë ngulur disa shigjeta pas shpine. “Jam single përsëri”, shkruante reperi duke etiketuar Duan me një emoji të mërzitur.

Ai i është rikthyer sërish kësaj teme së fundmi pasi në një intervistë virtuale që zhvilloi me ndjekësit dikush e ka pyetur nëse do ketë këngë me Duan. Azet është shfaqur i mërzitur me emoji-n e pikëlluar duke mos thënë asgjë më tepër.

Në anën tjetër, nuk ka asnjë reagim nga Dua Lipa./Shqip.com