Azet në Prishtinë: Temperaturat e larta nuk i ndalojnë fansat që të vrapojnë pas tij
Publikuar:
(31.07.2021 17:23:42)

Reperi shqiptar me famë botërore, Azet ka ardhur sot në Prishtinë.
Azeti ka njoftuar se nga ora 16:00 do të takohet me fansat e tij në Kosovë, në Hotel Grandi në Prishtinë.
Pas paralajmërimit të tij numër i madhe i fansave janë mbledhur për ta pritur këngëtarin.
Ndonëse në vend janë duke mbretëruar temperaturat e larta, nuk i ka ndaluar ata që të takohen më të preferuarin e tyre.
Në anën tjetër, Azet ditë më parë ka treguar së do ta mbajë një koncert të madhe dhe komentet e fansave kanë qene të shumtë, duke shprehur dëshirën që të jenë prezent.
Ndryshe kënga e fundit e Azet është bashkëpunimi me reperen nga Prizreni, Tayna.
Kënga është lansuar para një muaji dhe ka arritur afro 10 milionë klikime./SHQIP.com