Lajme

Azemi: Qeveria punëtorët e sektorit privat po i trajton si skllav

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës
Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, teksa ka folur për pushimet e gjata të sektorit publik për shkak të festave, ka thënë se punëtorët e sektorit privat nuk janë në mëshirën e askujt.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria aktuale në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, po i trajton sikur “skllav”.

E kemi problem pse nuk po respektohet ligji i punës aty ku në momentet ku ne si punëtorë punojmë në ditë të vikendit apo në ditë të festave ne duhet paguar ashtu siç na takon me ligjin e punës. Jemi të sanksionuar edhe atëherë kur qeveria ndau mjete për sektori publik dhe jo edhe për atë privat, dhe mund të themi që qeveria punëtorët e sektorit privat po i trajton sikurse skllav”, ka thënë ai, shkruan Dukagjini.

Punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë lënë në mëshirë të askujt”, shtoi Azemi.

Ai, po ashtu, ka theksuar se vetëm gjatë tre mujorit të fundit, janë nëntë punëtorë të sektorit privat të cilët kanë humbur jetën në vendin e punës.

Jemi shumë hendikepuar pasi kjo qeveri që ka premtuar ngritje të pagës, krijim të kushteve shumë më të mira, tash vetëm në tre mujorin e fundit, 9 punëtorë të sektorit privat kanë humbur jetën. Kemi kërkuar që të kemi një fond të veçantë sepse në këto raste shumica e atyre që po humbin jetën janë punëtorë të varfër”, përfundoi mes tjerash Azemi.

/Shqip.com