Lajme

Azemi: Punëtorët teknik të ShSKUK-së të menaxhohen nga MSH, të kenë pagë më të lartë

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që punëtorët teknik të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës të jenë nën menaxhimin e Ministrisë.

Siç raporton EO, në takimin që Azemi kishte me ministrin e Shëndetësisë ka kërkuar që paga e këtyre punëtorëve të jetë 450 euro.

“Kërkesat tona të cilat ia thamë edhe gojarisht po normal që edhe me shkresë të përgatitur e kemi lënë në tavolinë te ministrit që ai me dashamirësi e mori. Si gjithherë kërkesë prioritare ka qenë paga të cilën këta punëtorë e marrin dikun rreth 280 euro. Ne kemi bërë kërkesë që të jetë 450 euro pasi që është shumë e vërtetë që shumë kompani të tjera tek ne kanë ardhur në sindikatë dhe kanë premtuar kanë ofruar që qysh nesër mund të pranojmë punëtor teknik me pagën 450 euro me transport dhe ushqim që në një formë ne kemi ofru ofertën tonë që nëse nuk do të jemi të kënaqur me shumën e pagës atëherë është versioni tjetër që është një version i gatshëm qysh nesër”, u shpreh Azemi.

Kërkesë tjetër e tij ishte edhe ofrimi i një shujte ditore për punëtorët teknikë si dhe ofrimin e përkujdesjes mjekësore.

“Problemet kryesore kanë qenë paga si gjithherë, ka qenë kërkesë që punëtorët teknik të kompanive privatë që kryejnë shërbime nëpër spitale në moment kur simulohet stafi mjekësor i çdo spitali të stimulohemi edhe ne pasi që ne punojmë në të njëjtin vend, kemi kërkuar që të njihet stazhi i punës, të hiqet participimi i punëtorëve që punojnë nëpër spitale në momentin kur ata kanë ndonjë kontrolle në spitalet e Kosovës atëherë nuk do të jenë të obliguar që të bëjnë participim pasi që ata në një formë janë edhe vetë punëtor të spitalit dhe ka qenë një kërkesë e jona që këtyre punëtorëve tu mundësohet shujta në kuzhinat të cilat përgatitet ushqimi në QKUK”, u shpreh tutje Azemi.

Tutje, Azemi thotë se të gjitha kërkesat që ata kanë prezantuar në këtë takim kanë qenë të arsyeshme, por disa prej tyre kanë implikime buxhetore.

/Shqip.com