Sport Shqiptar

Azemi mposhtet nga Chamalidis në Taekwondo

Atletët kosovar po vazhdojnë garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Sot ka garuar edhe taekwondisti, Arbër Azemi, për të cilin morën fund këto gara.

Azemi nuk arriti të kalojë grekun Konstantinos Chamalidis, i cili ishte medalist i argjendtë në Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.

Taekwondisti kosovar dha maksimumin, por dallimin e bëri përvoja më e madhe e kundërshtarit.

Nesër garon, taekwondisti tjetër, Arbër Bajra, në kategorinë -80 kg.

Derisa, sot për Kosovën do të garojnë edhe Alaudin Suma dhe Gresa Bakraçi.

Gjithsej Kosova në këto gara po përfaqësohet nga 39 sportist, që marrin pjesë në 13 sporte të ndryshme.

Kosova ka grumbulluar deri më tani gjashtë medalje, duke përfshirë tri të arta dhe dy të bronzta përmes xhudos dhe një e bronztë në boks.

Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Shpëtim Bajoku kanë zënë vend në podium deri më tani

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje./Shqip.com