Lajme

“AVONET”: Presidentja për teke nuk po e dekreton Kyreprokurorin e Shtetit

Rrjeti i organizatave joqeveritare “AVONET”
Rrjeti i organizatave joqeveritare “AVONET”

Rrjeti i organizatave joqeveritare “AVONET” ka kërkuar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të dekretojë kandidatin e propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Blerim Isufaj, për Kryeprokuror të Shtetit.

Në komunikatën për media, AVONET ka shprehur shqetësimin për vonesën e presidentes që ta dekretojë Isufajn, sepse, sipas tyre, kjo paraqet mosushtrim të kompetencave nga Osmani.

AVONET kërkon nga Presidentja që të ushtrojë kompetencat e saj dhe të dekretojë kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror pasi që ky proces ka qenë i ligjshëm dhe transparent. Po ashtu, të gjitha arsyet për zvarritje kanë kaluar, sepse të gjitha kandidatët e pakënaqur kanë shterur mundësitë ligjore nëpër gjykata dhe kjo zvarritje e dekretimit ka kaluar çdo limit të parë deri më tani në procesin e emërimit të Kryeprokurorit”, thuhet në komunikatë.

Ndonëse posti vazhdon të ushtrohet nga një ushtrues detyre, AVONET thekson se pozitat e tilla shtetërore të funksionit të lartë nuk mund të kenë realizim afatgjatë të objektivave në kuadër të Prokurorisë së Shtetit dhe duke pasur parasysh se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që tashmë të emërohet i propozuari nga KPK.

Për më tepër zgjedhjen e Blerim Isufajt veçse e kanë konfirmuar edhe Gjykata e Kosovës, e të cilat i kanë hedhur poshtë ankesat e të ankuarve në rastin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

/Shqip.com