Lajme Ballkan

Stolkoviq e pyet Grenellin: Si e dije dy javë më parë se Sandulloviq do të arrestohej?

Çedomir Stolkoviq, avokati i politikanit Nikola Sanduloviq i cili u rrah disa ditë më parë nga BIA serbe, ka ngritur një pikëpyetje për raportin e ish-emisarit të ShBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me presdientin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Avokati Çedomir Stojkoviq ka pyetur Grenellin në një postim në platformën “X” se sesi ka mundur ta di që politikani opozitar Sanduloviq do të arrestohej.

Lexo edhe:
E bija e Sanduloviqit: Nuk më lanë ta vizitoja babain në burg, nuk më tregonin për gjendjen e tij shëndetësore

Do të isha i lumtur të zbuloja se si Richard Grenell e dinte dy javë më parë se Nikolla Sanduloviq do të arrestohej? Vërtetë, ai mori një medalje nga presidenti Alkesandar Vuçiq dy muaj më parë, në të njëjtën mënyrë që Aleksandar Vuçiq mori një medalje nga Vladimir Putin 5 vjet më parë…”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”.

Por nuk mjafton me kaq avokati Stojkoviq ka pyetur Grenellin se a ishte në dijeni që Sanduloviq do të arrestohej pas homazheve te varrezat e familjes Jashari.

/Shqip.com