Lajme Ballkan

Avokati: Prokurori kërkon 30 ditë paraburgim për Pantiqin

Dejan Pantiq

Sot në ora 13:00, ka përfunduar seanca ndaj të arrestuarit Dejan Pantiq nga Mitrovica Veriore.

Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.Kështu ka bërë të ditur avokati i tij.

Avokati ka thënë se seanca është mbajtur me video-link dhe se Pantiqin nuk e ka parë drejtpërdrejt.

“Dejani është në një objekt në Jarinj, duket i lodhur, më është ankuar se ka fjetur në karrige”, thotë avokati.

Ai shton se kërkesa e prokurorit për masën e paraburgimit prej një muaji për të arrestuarin Pantiq është në kundërshtim me ligjin sepse nuk ka pasur shpjegim për vetë masën.

Ai shton se ka sugjeruar që i arrestuari Pantiq të lirohet ose të vendoset në arrest shtëpiak, raporton Kosovaonline.

Dejan Pantiq është arrestuar të premten në vendkalimin Jarinje kur po kthehej nga Rashka me familjen e tij. Ai akuzohet për veprën penale “Kryerja e aktit terrorist”.

/Shqip.com