Lajme

Avokati i Popullit takon të paraburgosurit në Speciale, përveç Mustafës

Haga

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vizituar të paraburgosurit që gjenden në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Qelaj, gjatë vizitës tre ditore u takua veç e veç me të paraburgosurit ndaj të cilëve është duke u udhëhequr procesi gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara ka pasur mundësi që të diskutojë të gjitha çështjet me ta, shkruan Shqip.com.

Të njëjtin fat, nuk e pati edhe Salih Mustafa, pasi momentalisht, i lejohen kontaktet vetëm me një listë të ngushtë të personave.

“Nuk u arrit të zhvillohet takimi vetëm me Salih Mustafa, ndaj të cilit momentalisht i janë ndaluar vizitat dhe takimet ndërsa i lejohen kontaktet vetëm me një listë të ngushtë të personave, bazuar në vendimin e një Paneli Gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara”, thuhet në komunikatën për medie.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Avokati i Populli, u takua edhe me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova dhe bashkëpunëtorët e saj.

Ata e kanë njoftuar Qelajn për procesin gjyqësor, si dhe respektimin e të drejtave të të paraburgosurve në procedurë gjyqësore, të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat themelore të të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovë.

Vizita ka zgjatur nga nëntë deri më 11 nëntor 2021./Shqip.com